Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell mbrëmjen e sotme ka mbledhur në një darkë pune në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballet rajoni.
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është pjesë e darkës së punës, ndërsa ka postuar një foto me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, të cilin e ka përgëzuar për fitoren e zgjedhjeve.
“Unë e përgëzova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor” shkruan ai në një postim në Twitter./ Abcnews.al