Veliaj: Ne nuk premtojmë më shumë se mund të mbajmë

schedule21:25 - 15 Tetor, 2018

schedule 21:25 - 15 Tetor, 2018

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj organizoi një takim me qytetarët e njësisë 8 tek Pazari i Ri. Edhe pse qëllimi ishte dëgjesa për buxhetin e vitit të ardhshëm, kryebashkiaku në fjalimin e tij foli për fushatën, atë të qeverisë.


“Ne kemi filluar një fushatë po s’ka lidhje me zgjedhjet, emrin e ka ”E gjithë vëmendja për ju”. Jemi në një situatë që po bëjmë buxhetin e bashkisë dhe të marrin një listë me të gjithë nevojat që kemi. Sapo kemi miratuar planin e zhvillimit vendor. Projekti i përbashkët i Bashkisë së Tiranës, me Fondin Shqiptaro-Amerikan për rehabilitimin e zonës së 9-katësheve. Sheshi “Skënderbej” do të lidhet me “Pazarin e ri”, në një zonë që do të jetë hapësirë biznesi, duke gjeneruar edhe mjaft vende të reja pune”.

Tani, një leksion jete. “Mirë është mos me rrejt. Ne nuk premtuam tram, por ato që premtuam i bëmë. Siç e patë, ju keni nxjerrë nga njësia edhe Kryetar Bashkie, edhe nën/Kryetare Bashkie që premtuan tramin, premtuan se do investoheshin 1.1 miliardë në këtë njësi, por investuan më pak se 1/5 e asaj që premtuan”.

Dhe menjëherë më pas.

Ne thamë do investojmë 960 milionë, kemi investuar 970 milionë. Është më mirë t’i qëndrosh fjalës tënde, se sa të premtosh majat dhe ndërkohë mos të bësh as 1/5. Kjo është arsyeja pse ndihem shumë mirë sepse kemi bërë një plan si familje nikoqire. Edhe pse i kemi taksat e kryeqytetit më të ulëtat se çdo kryeqytet në rajon, kemi arritur në tre vjet të bëjmë më shumë investime dhe më shumë progres se çdo kryeqytet tjetër i rajonit tonë”, tha Veliaj.

Qytetarëve i bëri një përmbledhje të çfarë është bërë deri tani kryesisht për njësinë 8 ku bindjen për fitoren në zgjedhjet e ardhshme, ato vendore 2019, nuk e fshehu qytetari i parë i Tiranës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!