Dje Laçi fitoi ndaj Tiranës dhe mbajti gjallë shpresat për titullin. Pas ndeshjes për mediet foli presidenti i Laçit, Pash Laska, që tregoi parashikimin e tij se Teuta del kampion. Kjo u bë çështje në emisionet sportive në vend dhe në lidhje me ëkëy deklaratë u kërkua edhe mendimi i drejtorit të Partizanit, Olsi Rama.
Ky i fundit u shpreh: “Nuk e di si e ka thënë Laska këtë fjali dhe nuk dua të dal nga konteksti, por nëse e ka thënë në mënyrën që po merret, prokuroria duhet të nisë hetimet për paracaktim rezultati të fituesit të garës”. Sot presidenti i laçit, Pashk Laska ka dalë me reagim zyrtar dhe tregon se deklarata e tij nuk asnjë lidhje me ato pretendime dhe kundërsulmon Ramën.
POSTIMI – Deklarata ime e djeshme ka ngjallur reagime të shumta, por askush nuk mund të më ndalojë të jap mendim apo të shpreh dëshira. Kam edhe unë të drejtën e fjalës, si çdokush tjetër. Në TV kam parë që është shfaqur i habitur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit.
Kurioziteti im është sesi ka mundësi, që arkitekti Olsi Rama nuk u habit aspak kur Safet Gjici, presidenti i Kukësit, tha dy ditë para ndeshjes me ta se Partizani del kampion.
Pas asaj deklarate Partizani fitoi, madje me katër gola diferencë. Pse nuk krijohen keqkuptime kur të tjerët shprehen se Partizani del kampion dhe ekipi i tyre më pas mposhtet nga ata, duke e vërtetuar thënien në njëfarë mënyre? /abcnews.al
View this post on Instagram