Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur në mbledhjen e sotme që të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për informacione shtesë nga institucionet dhe entet e tjera publike.
Nga ana tjetër, KAS ka pranuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të marrë informacion se në sa Qendra Votimi, kanë funksionuar pajisjet PEI në qarkun Vlorë.
Me kërkesën e dy anëtarëve do të kërkohet edhe informacioni i kryqëzimit të të dhënave të Pajisjes PEI për këtë qark. Mbledhja u shty për ditën e nesërme. sb/abcnews.al/