Harry Kane e ka ndarë mendjen dhe kërkon që të provojë një aventurë të re, në një klub ku mund të fitojë dhe të jetë i rëndësishëm njëkohësisht.
Sulmuesi anglez dëshiron të mbetet në Premier League dhe dëshirën e tij për t’u larguar te Tottenham e dinë prej kohësh.
Vetë Kane ua ka komunikuar diçka të tillë dhe janë dy klube të Premier League që e duan sulmuesin, i cili këtë sezon ka shënuar 22 gola në 33 ndeshje në kampionat.
Manchester City e ka zgjedhje të parë Kane, sipas “The Athletic”. “Qytetarët” janë interesuar për transferimin e sulmuesit, për të cilin edhe Chelsea është në garë. /abcnews.al