Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas finalizimit të operacionit për kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës. Braçe shprehet se duhet një bravo e madhe për shqiptarë, italianë e amerikanë që morën pjesë në këtë operacion.
“400 kilogramë kokainë e sekuestruar-sukses! Nje bravo e madhe per shqiptare, italiane e amerikane; Policite e Shqiperise e Kosoves; Prokurorite speciale te Shqiperise/SPAK, te Kosoves;
Autoritetet italiane dhe amerikane te perfshira ne betejen kunder kokaines dhe grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines;
Partnerëe të vyer e të pazëvendësueshëm në këtë betejë. Koordinimi, gjurmimi, mbikqyrja, dorezimi i kontrolluar dhe goditja e te perfshireve ne kete trafik, nje sukses!”, shkruan Braçe./mv.abcnews.al