VIDEO/ Zero mbrapa dhe asist, Elhan Kastrati protagonist ndaj Monza

schedule20:57 - 17 Maj, 2021

schedule 20:57 - 17 Maj, 2021

Citadella ka marrë një fitore fantastike kundër Monza, me rezultatin 3-0, dhe është pranë kalimit në finalen e fazës play-off për t’u ngjitur në Serie A.

Ndeshja e kthimit luhet pas tre ditësh dhe në duelin e sotëm ishte protagonist mesfushori Enrico Baldini, autor i tri golave të skuadrës së Citadella.

Në fushë nga fillimi ishte edhe portieri Elhan Kastrati, i cili jo vetëm mbajti portën e paprekur. Ish-gardiani i Teutës dha asistin e golit të sytë, në minutën e 22-të. /abcnews.al