Elgit Doda bashkon forcat me artistët më në zë të momentit, detaji që shtoi dyshimet

schedule07:55 - 17 Maj, 2021

schedule 07:55 - 17 Maj, 2021

Elgit Doda ka bashuar forcat me dy artistët më në zë të momentit, Noizy-n dhe Alban Skënderajn për të sjellë hitin e verës. Kantautori ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku ka lënë të kuptojë se së shpejti pritet të sjellin një super hit. “Duhet me kontrollu herë pas here tensionin këtë herë!”, ka shkruar producenti krahas fotos duke etiketuar dhe dyshen e artistëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GITI (@elgitdoda)

Elgiti dhe Albani sollën “Parajsa ime”, një këngë që u kthye në hitin e verës së kaluar. Dhe me Noizy-n ka disa bashkëpunime të suksesshme. Sakaq, ky postim i kantautorit është parë dhe si një thumb ndaj personazheve publikë që janë angazhuar në muzikë. Dhe pse nuk kanë aspak lidhje me muzikën, figura të njohura, mes të cilëve konkurrentë të Për’puthen, kanë publikuar projekte muzikore.

Elgiti më parë reagoi me ironi duke thënë: “Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”. Me publikimin e këngës së Anës, Elgiti shkroi me ironi: “Është bërë muzika si zyrë pune, kush ka mbetur pa punë, futi një këngë. Bjere mbarë o Zot!”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!