Në Poloni po luhet në këto momente java e fundit e kampionatit. Çështja e titullit u zgjidh disa javë më parë dhe atë e fitoi Legia e Ernest Muçit. Sulmuesi kryeqytetas e ka nisur si titullar sfidën e sotme ndaj Podbeskidzie.
Ndërkohë, një eurogol është shënuar në ndeshjen Slask Wroclaw-Stal Mielec. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e shtatë falë një kryevepre të kapitenit Krzysztof Maczynski.
https://streamable.com/2yhlvy
33-vjeçari goditi fluturimthi dhe topi përfundoi në trekëndësh. Një “predhë” ajo e mesfushorit polak, i cili realizoi një nga golat më të bukur të fundjavës. /abcnews.al