Surprizë! Jonida Shehu sfidon veten dhe këndon për herë të parë në Soiree

schedule22:16 - 15 Maj, 2021

schedule 22:16 - 15 Maj, 2021

Një mbrëmje ndryshe ishte kjo e shtunë në Soirée, ku këngëtarët e njohur janë vendosur përballë sfidave. Ata duhet të dilnin nga zhanri i tyre i muzikës dhe të këndonin këngët që nuk mendonin se mund t’i këndonin ndonjëherë. Ndërkaq ata duhet të këndonin edhe këngët e njëri-tjetrit.

Mendoni se ja dolën? Me plot bindje që po, madje edhe vetë moderatorja e emisionit Soiree e kaloi sfidën me sukses.

Ndonëse të gjithë ne mund të mendonim se kemi parë gjithçka nga Jonida Shehu, ajo i ka surprizur të gjithë mbrëmjen e kësaj të shtune duke kënduar për herë të parë.

Bashkë me këngëtaren e Soiree Rea Nuhu, kënduan këngën e motrave Irma dhe Eranda Libohova “Nuk e harroj”./ Abcnews.al