Pep Guardiola dhe lojtarët janë të fokusuar te finalja e Champions League, trofe që Manchester City nuk e ka fituar kurrë më parë. Përballë do të jetë Chelsea i Thomas Tuchel në duelin e 29 majit.
Ndërkohë, drejtuesit e kampionëve të Anglisë po përgatisin planin e merkatos. Një nga objektivat është Nuno Mendes, anësori i majtë i Sportingut të Lisbonës.
18-vjeçari është kthyer në një titullar fiks tek ekipi që dominoi futbollin portugez këtë sezon. Pep Guardiola është i dashuruar pas cilësive të lojtarit sallaks.
Daily Mail raporton se City ka gati një ofertë prej 52 milion paundësh për Nuno Mendes, i cili debutoi me kombëtaren e Portugalisë në muajin mars. /abcnews.al