Grupe protestuesish janë mbledhur me flamuj palestinezë në duar të premten në disa vende me shumicë myslimane duke përfshirë Bangladeshin, Jordaninë, Kosovën dhe Turqinë.
Por në Evropë, në disa protesta janë parë slogane antisemitike dhe vandalizime . Një protestë e planifikuar pro-palestineze në Paris është ndaluar nga frika se mund të përshkallëzohej në përplasje të dhunshme.
Në Gjermani, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel paralajmëroi më herët gjatë të premtes se demonstratat antisemitike nuk do të tolerohen pasi protestuesit dogjën flamujt e Izraelit. sb/abcnews.al/