Tensionet dhe përplasjet në Lindjen e Mesme vijojnë të intensifikohen. Izraeli ka intensifikuar sulmet drejt Gazës ndërsa militantët palestinezë vijojnë që të hedhin raketa në drejtim të Izraelit në ditën e pestë të përplasjeve.
Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se forcat nga ajri dhe toka janë bërë gati, por nuk janë futur ende në Gaza. Video të shpërndarja në mediat sociale, treguan qiellin e natës në Gaza të “ndizej flakë” nga sulmet ajrore dhe shpërthimet, shkruan Abcnews.al
Të paktën 122 palestinezë, mes tyre edhe 31 fëmijë janë vrarë nga sulmet dhe më shumë se 900 të tjerë janë plagosur që prej nisjes së përplasjeve të hënën. Me qindra familje palestineze janë strehuar në shkollat që drejtohen nga OKB në veri të Gaza-s për t’i shpëtuar artilerisë së zjarrit nga Izraeli.
Banorët janë shprehur se Rripi i Gazës ka dëshmuar të enjten mbrëma natën më të dhunshme ndonjëherë. sb/abcnews.al/