Gaz Demi është nga ata presidentë që flet rrallë për mediat. Edhe kur pranon, shpesh do të vihesh në siklet përballë tij.
Përgjigjet e tij janë aq të shkurtra sa as kohë të mendosh pyetjen e radhës nuk ke. Pothuajse gjithmonë është me nxitim për të ikur dhe normalisht lëshon edhe batuta.
E ka bërë diçka të tillë edhe sot, pas derbit që Partizani barazoi me Tiranën. “Normalisht i zhgënjyer, rastet i kishim dhe nuk shënuam gol. Ka edhe 3 ndeshje, përderisa Tirana luan për titull, edhe ne luajmë”, thotë Demi.
Ai e përforcon edhe më shumë faktin që Partizani është ende në garë: “Ore thonë që luan Tirana për titull”. Kur i thonë më pas se a është ndeshja e jetës me Teutën, Demi është origjinal me përgjigjen e tij.
“Kujt jete? Do humb lekët atë ditë?! Të luftojnë si ndeshja e radhës. Ka dhe 3 ndeshje”, ka përfunduar Demi, i cili ka provuar shumë fitore në derbi ndaj Tiranës gjatë viteve që financon Partizanin. /abcnews.al