“Kundër ndryshimit të kufijve”, Pahor: Dialogu Kosovë-Serbi të zgjidhet me sinqeritet politik

schedule18:20 - 13 Maj, 2021

schedule 18:20 - 13 Maj, 2021

Presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Kosovë ku edhe është pritur nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Lexo edhe: “Non-paper”, presidenti i Sllovenisë në Kosovë, takim me Vjosa Osmanin

Pas takimi me Vjosa Osmani, Pahor gjatë një komunikimi për mediat tha se çështjet mes popujve dhe shteteve duhet të zgjidhen me sinqeritet politik.

“Evropa pret që proceset e reformave të bëhen më shpejt. Çështjet mes popujve dhe shteteve të zgjidhen me sinqeritet politik. Për dialogun duhet të shprehet gatishmëri. Besoj se pushteti në Kosovë të jetë i gatshëm që me tërë fuqinë dhe autoritetin e vet t’i jap këtij dialogu një nxitje të re”, tha Pahor.

I pyetur nga gazetarët për “non –papers” Pahor ,-tha se nuk dakordohet me ndryshimin e kufijve.

“Për punën e ndryshimit të kufijve nuk pajtohem. Qëndrimi im në lidhje me këtë është plotësisht i kundërt. Dëshiroj t’i bind bashkëbiseduesit që të fillohet me procesin e zgjerimit dhe reformave, kjo është një domosdoshmëri historike”, tha më tej presidenti Slloven.

/abcnews.al/