Virusi në zhdukje, turoperatorët optimistë për sezonin

schedule16:16 - 13 Maj, 2021

schedule 16:16 - 13 Maj, 2021

Pas një viti të vështirë prej pandemisë turistët e huaj që të pushojnë në bregdetin shqiptar duket se do të jenë më të shumtë. Ndryshe nga më parë kanë nisur të shfaqin interes edhe turistë nga shtete që më herët nuk I kanë frekuentuar plazhet tona. Arlint Henaj, një prej turoperatorëve në Vlorë jep më shumë detaje.

“Nga Brazil është një risi për ketë vit. Janë vendet skandinave, që janë në rritje dhe kërkesat nga Rusia,” thotë Henaj.

Edhe administrori i një hoteli, Adnand Aliaj sqaron se që në nisje të sezonit janë befasuar nga fluksi i tursitëve të huaj.

“Jemi befasuar se dhe ketë fundjavë kemi pasur dhe francezë. Prentotime më shumë kërkojnë italianët dhe për shkak se I kemi afër. Kanë filluar dhe nga Maqedonia, Polonia. Nga Serbia kemi pasur kërkesa. Shpresojmë që Vlora të kthehet prapë në mbretëreshën e turizmit”.

Po nuk duhet kaq optimist kreu i turoperatorëve turistik për jugun, Vasil Bedinaj.

“Aktualisht në Vlorë kemi turistë nga Ukraina. Është një shtet që kemi pasur dhe vjet. Por nuk kemi nga shtete të tjera që janë tradicionale. Kemi kryesisht Kosovën. Edhe këtë vit do jemi si viti I kaluar kur rezervimet vinin jo më shpejt se 5 ditë para. S’është si 2019 që rezervonin deri 6 muaj para”.

Vasil Bedinaj thekson se i tremben çmimeve të reduktuara që po ofrojnë Greqia dhe Mali I Zi.

“Po i ndjekim hap pas hapi.se kanë qenë me humbje shumë vitin e kaluar dhe tani kanë dalë më oferta deri në 80% ulje. kjo është për tu ndjekur nga ana jonë pasi janë dy shtete që na konkurojnë drejtpërdrejt”.

Ai jep garanci dhe për shëndetin e pushuesve. “Nga Saranda në Vlorë janë vaksinuar I gjithë personeli I hoteleve bareve dhe restoranteve”.

Kreu I turoperatorëve të jugut dhe një shqetësim tjetër që lidhet me mungesën e punonjësve në bare, restorante dhe hotele. Për të plotësuar nevojat thotë se të gjithë sipërmarrësit janë në kërkim të punonjëve në qytete të tjera por dhe në Kosovë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!