Vrasja mafioze në mes të qytetit, lidhjet e biznesmenit që u ekzekutua mbrëmë me politikën

schedule11:58 - 13 Maj, 2021

schedule 11:58 - 13 Maj, 2021

Kamer Idrizi, biznesmeni 43-vjeçar i ekzekutuar një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut ishte një person i njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Nga ana tjetër në profilin e tij në rrjetet sociale ai duket se ka pasur lidhje të afërta me pjesëtarë të Lidhjes Socialdemokrate në Maqedoni me të cilët ka ndarë edhe foto në rrjetet sociale.

Lexo edhe: Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, si u ekzekutua me 90 plumba biznesmeni shqiptar

Idrizi u vra me breshëri plumbash teksa po udhëtonte me makinën e tij ndërsa i plagosur mbeti edhe nipi i tij 22-vjeçar i cili si pasojë e 6 plumbave të marrë në trup ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në drejtim të makinës me të cilën ata po udhëtonin autorët qitën më shumë se 90 plumba. Në vitin 2019 Idrizi i kishte shpëtuar një tjetër atentati në një hotel në Shkup./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!