Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, si u ekzekutua me 90 plumba biznesmeni shqiptar në Maqedoni

schedule11:38 - 13 Maj, 2021

schedule 11:38 - 13 Maj, 2021

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ekzekutimin e biznesmenit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Abcnews.al, duke iu referuar mediave në Maqedoni bën me dije se viktima është Kamer Idrizi 42-vjeç, ndërsa në momentin ku ndaj tij u hap zjarr ishte në makinë së bashku me nipin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Butel 2. Mësohet se viktima në momentin e krimit ishte brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti. Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.

Arma e vrasësve ka qenë kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të pakën 90 gëzhoja, ku disa prej tyre i morën jetën Kamer Idrizit. E.L/abcnews.al/