Përleshje e armatosur në Shkup, një i vdekur dhe dy të plagosur

schedule23:40 - 12 Maj, 2021

schedule 23:40 - 12 Maj, 2021

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme ka ndodhur një përleshje e armatosur në afërsi të një restoranti në lagjen “Butel” të Shkupit.

Mediat shkruajnë se ka mbetur i vrarë një person me inicialet (K.I). Nga përplasja e armatosur kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre autoambulanca dhe një numër i madh i forcave të rendit./ Abcnews.al