Xhensila po sjell linjën e kujdesit ndaj lëkurës, Besi më krenar se kurrë për të

schedule11:51 - 13 Maj, 2021

schedule 11:51 - 13 Maj, 2021

Ashtu siç përflitej prej kohësh, Xhensila Myrtezaj ka konfirmuar se ka krijuar linjën e saj të kujdesit për lëkurën. Në një reagim në rrjete sociale, këngëtarja ka zbuluar se linja do të quhet “Sila”, shkurtim i emrit të saj. Ajo thotë se sekretin për një lëkurë të pastër dëshironte ta ndante me të gjithë dhe këtë po e bën me biznesin e saj më të ri.

SILA ka qenë emri përkëdhelës që më ka shoqëruar në fëmijëri. Më tej, kanë qenë këto nota muzikore, Si-LA, përmes së cilave kam ndarë me ju emocionet e artit. Që sot, SILA do të jetë dimensioni i tretë që do të na bashkojë. Në rrugëtimin tim dhe marrëdhënien me ju, më ka shoqëruar vazhdimisht pyetja se cili është sekreti i një lëkure të pastër e të bukur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Prandaj dhe e ndjeva si sfidë dhe mision të krijoja diçka që do t’i shërbente çdokujt që kërkon të kujdeset për veten. Ajo u krijua si rezultat i dashurisë së madhe për natyrën dhe të bukurën.SILA do të jetë linja më e re e kujdesit për lëkurën, ku çdo produkt do të jetë organik, 100 % natyral, bimor dhe i natyrës shqiptare. Ps: gjithë këto vite Xhensila ju ka shoqëruar me nota muzikore, këtë herë SILA do të përkëdhelë, trajtojë, dhe hidratojë butësisht lëkurën tuaj.”, shkruan Xhensila.

Sakaq, dhe partneri i saj, Bes Kallaku ka treguar mbështetjen për të. “Në çdo projekt ke dhënë më të mirën, edhe këtë herë përkushtimi maksimal i yti, me Ajkën në krah gjatë gjithë punës. I bindur jam që lodhja ka qenë më e bukur dhe shpërblimi do të jetë njësoj i bukur gjithashtu.“, janë fjalët e aktorit të humorit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!