Linda Karadaku-Emisioni Ballkan
Stërvitja “Defender 21” është jo vetëm historike për Shqipërinë, Ballkanin dhe NATO-n. Ajo konfirmon në të njëjtën kohë rëndësinë e veçantë që ka Shqipëria në një rajon të trazuar dhe të brishtë.
Studiuesi dhe analisti Bledar Feta nga ELIAMEP në Athinë thotë se kjo stërvitje ngre në një nivel më të lartë rolin gjeo-strategjik që luan Shqipëria në rajon.
“Stërvitja e madhe ushtarake Defender Europe 21 me pjesëmarrjen e forcave të armatosura të Shqipërisë dhe forcave ushtarake të huaja nga vendet e NATO-s, vjen posaçërisht për ta konfirmuar këtë fakt duke ngritur në një nivel më të lartë rolin gjeo-strategjij që luan Shqipëria në një rajon të brishtë gjeo-politik.”
Ai thekson gjithashtu rëndësinë e diplomacisë ushtarake në përballimin e sfidave të brendshme dhe rajonale.
Ndërkohë marrëdhëniet midis Greqisë dhe Kosovës vazhdojnë të zhvillohen pavarësisht nga mos-njohja e pavarësisë së Kosovës nga Athina zyrtare. Kryebashkiaku i Athinës vizitoi së fundi Prishtinën ndërkohë që biznesi grek është mjaft I interesuar për Kosovën.
“Edhe pse Athina zyrtare nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, nuk ka refuzuar në asnjë moment, komunikimin dy-palësh me Prishtinën, siç kanë bërë shtete të tjera të Bashkimit Evropian, si për shembull Spanja,” thekson analisti Bledar Feta. /abcnews.al/