Agon Elezi gjen golin e parë në futbollin kroat. 20-vjeçari nga Shkupi u transferua në fillim të sezonit nga Skënderbeu te Varazdin. së bashku me mbrojtësin Jorgo Pëllumbin.
Mesfushori shqiptar ia ka dalë më në fund të realizojë golin e parë në kampionat. Varazdin po luan në transfertë ndaj kampionëve të Dinamos se Zagrebit, sfidë të cilën e ka nisur si titullar edhe Pëllumbi.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e nëntë, por Elezi riktheu përkohësisht baraspeshën në minutën e 35-të. Lojtari dërgoi topin në rrjetë falë një parabole të bukur.
Gjithsesi, Dinamo Zagreb realizoi një tjetër gol pesë minuta më vonë dhe kryeson 2-1. Varazdin renditet në vend të parafundit në HNL dhe po kërkon pikë për mbijetesën. /abcnews.al