Autoritetet greke kanë zbardhur detaje të reja nga hetimet për autorët e krimit makabër në Athinë, ku një 20-vjeçare u mbyt me duar nga kriminelët gjatë një grabitje të dhunshme. Mediat greke shkruajnë se hetuesit nga të provat e mbledhura deri tani dhe mënyra e organizimit kanë arritur në konkluzionin se autorët vepronin prej vitesh në vjedhje dhe grabitje, ndërsa kanë hartuar një “listë të kuqe” me 100 të dyshuar.
Dy ekipe të posaçme të sigurisë të formuara nga oficerë me përvojë kanë arritur në dy përfundime “Që vrasësit kanë shumë vite që veprojnë, janë burgosur dhe kanë përmirësuar aktivitetet e tyre duke planifikuar dhe ekzekutuar sulme me rrezik të lartë, për të grabitur shuma të mëdha të hollash. Dhe së dyti, megjithëse janë të pamëshirshëm, ata janë sipërfaqësorë dhe lënë gjurmë pas, si në rastin e fundit” shkruan “Protothema”.
Lexo edhe: Grabitësit i vranë nënën, momenti prekës: Polici grek mban në krah foshnjën pas krimit
100 të dyshuarit e “listës së kuqe” po hetohen një nga një për të zbuluar nëse ndonjë prej tyre ka lidhje me grabitjen. Në të njëjtën kohë, grupi hetimor ka mbledhur më shumë se 15 dëshmi dhe video që tregojnë automjete dhe lëvizje të dyshimta.
Lexo edhe: Vrasja e 20-vjeçares nga grabitësit në Greqi, policia: Autorët po e planifikonin prej ditësh
Katër grabitësit u futën në shtëpinë e 20-vjeçares dhe 31-vjeçarit Charalambos Anagnostopoulos, të cilët kishin dhe një foshnje 11 muajshe duke varur fillimisht qenin që të mos lihte.
Ata lidhën në një karrige edhe bashkëshortin duke kërcënuar me armë fëmijën dhe 20-vjeçaren. Më pas mbyten me duar sipas policisë të renë duke marrë një shumë prej 10 000 eurosh që ndodheshin në shtëpi si edhe disa bizhuteri.
Policia ka ofruar 300 000 euro për çdokënd që jep informacione që çojnë në zbulimin e autorëve. Nuk ka ende të dhëna të sakta për autorët, megjithatë policia greke ka kontaktuar me palën shqiptare duke kërkuar informacion për disa persona./ db/Abcnews.al