Sporting Lisbon është shpallur mbrëmjen e sotme kampione e Portugalisë. Kryeqytetasit arritën të fitojnë me shifrat minimale ndaj Boavista me golin e Paulinho në minutën e 36-të.
Me këtë fitore skuadra e njohur ka arritur të sigurojë titullin kampion 2 javë para përfundimit, duke lënë pas Porton dhe Benfican, të paafta për të konkurruar skuadrën e Ruben Amorim.
VAMOSSSSS!! ?#SCPBFC | 1-0 | #LigaNOS #DiaDeSporting pic.twitter.com/enUZfAmaan
— Sporting Clube de Portugal (@Sporting_CP) May 11, 2021
Ky është titulli i 19 në historinë klubit. Vitin e shkuar kampione u shpall Porto, që e ka fituar titullin plot 29 herë. E para në këtë renditje është Benfica, me 37 tituj kampion. /abcnews.al