Maji i përgjakshëm, tre vrasje në dy ditë

schedule21:26 - 11 Maj, 2021

schedule 21:26 - 11 Maj, 2021

Java e dytë e majit ka nisur me një seri vrasjesh në Shqipëri. Brenda dy ditësh janë vrarë tre persona me armë zjarri.

Ditën e hënë më datë 10 maj, breshëria e kallashnikovit i mori jetën një 40-vjeçari. Në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë është u qëllua teksa udhëtonte me makinën e tij, Bledar Birçaj i cili ndërroi jetë në spital për shkak tre plagëve të marra.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme plumbat e armës morën një tjetër jetë. Këtë herë në kryeqytet në rrugën “5 maj”. Një 27-vjeçar, i identifikuar si Mehmet Qema nga Hasi, është vrarë me një plumb në gjoks, nga miku i tij Marjus Dema, 28 vjeç, i cili u vetëdorëzua më pas në polici.

Sikur të mos mjaftonte kjo. Krimi goditi sërish në Elbasan në qytetin që prej vitesh nuk gjen qetësi. Mbrëmjen e sotme u vra më armë zjarri, Everest Çaka, ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij.

E teksa policia mundohet që të zbardh ngjarjet që po tronditin vendin dita ditës, krimi duket se “planifikon” vrasjen e radhës./abcnews.al/