Për të sëmurët e Durrësit nuk do të jetë më e nevojshme të vrapojnë drejt QSUT për daignostikimin dhe kurimin kancerit të gjirit. Spitali është pajisur me njësinë e Senologjisë, një shërbim që afron gjithë ciklin diagnostikimit.
Në spitalin e Durrësit u vendos në funksion njësia e Senologjisë. Ky shërbim ofron mundësinë e të gjithë ciklit të diagnostikimit duke filluar nga ekzaminimi, përcaktimi i diagnozës, trajtimi, kirurgjia dhe kujdesi paliativ.
Pra i gjithë zinxhiri i shërbimit për kancerin e gjirit, brenda një njësie funksionale, duke ofruar për herë të parë shërbimin e plotë afër vendbanimit për të gjithë qarkun e Durrësit. Kështu gratë me kancer gjiri nuk do t’i drejtohen QSUT qoftë për konfirmimin e diagnozës apo për trajtimin e mëtejshëm të saj.
Ministria e Shëndetësisë Manastirliu e pranishme në inagurimin e shërbimit tha se ky investim është e mundur jo vetëm për shkak të garantimit të infrastrukturës së nevojshme nga investimet e Qeverisë, por edhe të ekipit të specializuar të mjekëve që mundësojnë krijimin e një bërthame të re në fushën e Onkologjisë.
“Njësia Senologjisë kompleton pikërisht këtë shërbim 360 gradë për të gjitha gratë, të cilat vuajnë nga sëmundjet e gjirit”, tha Ogerta Manastirliu.
Ky shërbim i integruar është me rëndësi pasi jo vetëm shmang sorollatjet e pacientëve por edhe adreson më shpejt problematikat. Kjo njësi e re, e para pas QSUT-së, e cila sigurisht mbetet një qendër reference për të gjithë vendin./abcnews.al