Vijon të rritet numri i viktimave në Gaza dhe Izrael ndërsa shkëmbi i zjarrit mes militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite vazhdon. Militantët kanë qëlluar më shumë se 300 raketa drejt Izraelit që nga e hëna në mbrëmje, duke vrarë dy izraelitë.
Kurse, Izraeli thotë se ka goditur 150 shënjestra në Gaza si përgjigje. Për pasojë, zyrtarët shëndetësorë thonë se 26 palestinezë kanë mbetur të vrarë. Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dy palëve t’i japin fund situatës së tensionuar që po pason ditët e trazirave në Jeruzalem.
Grupi militant Hamas, i cili kontrollon Gaza-n, tha se po vepronte për të mbrojtur xhaminë al-Aqsa të Jeruzalemit nga “agresioni dhe terrorizmi” izraelit pasi vendi, që është i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, pati të hënën përplasje mes policisë izraelite dhe palestinezëve dhe qindra mbetën të plagosur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha që Hamas “ka kaluar vijën e kuqe” duke qëlluar me raketa drejt Jeruzalemit për herë të parë në vite.
Pas një takimi me shefat ushtarakë të martën pasdite, Netanyahu paralajmëroi se ata kishin rënë dakord të rrisin edhe forcën edhe frekuencën e sulmeve të Gazës, duke shtuar se Hamasi “do të goditet në mënyra që nuk i pret”.
Në ditët e fundit, në Jeruzalem ka pasur skena dhunë që nuk janë parë që nga viti 2017. sb/abcnews.al/