Delegacioni serb dhe ai spanjoll kanë braktisur konferencën ndër parlamentare në Vjenë, pas prezantimit aty të Kosovës pa “Fussnote”. Konferenca i dedikohej politikave të jashtme dhe sigurisë së përbashkët të Bashkimit Europian.
Një delegacion i Komisionit Parlamentar serb për Çështje të Jashtme, është larguar në shenjë proteste nga konferenca e Vienës. Konferenca ndërparlamentare i dedikohej politikave të jashtme dhe sigurisë së përbashkët të Bashkimit Europian.
Delegacioni serb i drejtuar nga kryetari i komisionit, Zarko Obradoviç, u largua nga konferenca së bashku me delegacionin spanjoll për shkak të mënyrës së prezantimit të Kosovës në këtë konferencë
Delegacioni serb dhe ai spanjoll protestuan se pse Prishtina u prezantua me një flamur dhe me emrin Kosovë pa “Fussnote”. Kjo e fundit shërben për të shpjeguar statusin aktual të vendit, sipas deklaratës për media të asamblesë kombëtare serbe.
Konferenca po zhvillohej gjatë presidencës gjashtë mujore të Austrisë në Këshillin e Bashkimit Europian.
Para konferencës, delegacioni serb kishte parë listën e pjesëmarrësve dhe kishte kërkuar që Prishtina të prezantohej në përputhje me marrëveshjen për përfaqësimin rajonal. Dhe delegacioni i Spanjës mbajti të njëjtin qëndrim
Por parlamenti i Austrisë, që është dhe organizatori i kësaj konference, nuk e pranoi kërkesën e dy delegacioneve.
Beogradi zyrtar reagoi duke thënë se parlamenti austriak nuk ka vepruar në përputhje me statusin e konferencës sipas të cilit bëhet e qartë se vetëm vendet kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Europian, apo vendet anëtare të NATO-s mund të kenë statusin e vëzhguesit./abcnews.al