Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

49-vjeçari në Tiranë terrorizon me thikë një familje

schedule12:46 - 11 Maj, 2021

schedule 12:46 - 11 Maj, 2021

Një 49-vjeçar me inicialet Z.I. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se me anë të një thike ka terrorizuar një familje në Tiranë.

Policia njofton se tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar prokurorisë pranë Gjykatës së Parë në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. I., 49 vjeç, pasi ka kanosur me një mjet prerës familjen e shtetasit G. E.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!