Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sali Berisha kalon oqeanin/ Merr vizën amerikane, takime New York e Texas

schedule17:07 - 1 Shtator, 2026

schedule 17:07 - 1 Shtator, 2026

Pas 7 vitesh, më në fund doktori e ka përgjigjen. Sali Berisha fluturon për herë të parë mbi Atlantik për të prekur sërish ëndrrën amerikane.

Këtë të martë, ish-kryeministri demokrat, i shpallur non grata në maj 2021, ka tërhequr pasaportën me vizën disa ditore, për të udhëtuar drejt SHBA-së me ftesën e Kuvendit të Unionit Ndërkombëtar Demokrat. Kjo organizatë, që mbledh çdo vit liderët e politikanët e partive të djathta nga mbarë bota, e ndihmoi doktorin të kalonte Oqeanin Atlantik për herë të parë vitin e kaluar, drejt Brazilit. Por kësaj radhe destinacioni nuk është Kopakabana, por Nju Jorku.

Vetë Berisha ka njoftuar dy takime me komunitetin e shqiptarëve në dy lokacione të ndryshme.



Takimi i parë në Nju Jork, të dielën, në datën 6. Takimi i dytë, të martën, në datën 8, në Texas. Bashkë me këto takime, qëndrimi i doktorit në SHBA do të zgjasë 1 javë.

Eksitimi në kampin blu ishte i lartë. I pari u eksitua Belind Këlliçi, i cili e nxori i pari njoftimin. I dyti reagoi Çim Peka, i cili nxori një fotografi me doktorin nga aeroporti, por pa dhënë sqarime nëse do të udhëtojë me të, drejt ëndrrës amerikane. Sepse ëndrrat jo të gjitha realizohen. Në këtë rast, ëndrra duket e paplotë. Doktori, si gjithmonë, ka dalë fitues në beteja personale, por lufta është një gjë tjetër.

Në vizitën e tij 7-ditore në Nju Jork dhe Teksas, mungon një takim i doktorit me zyrtarë amerikanë, megjithëse Fatmir Mediu me siguri do t’i ketë përgatitur ndonjë surprizë në Teksas. Ndërsa, sipas faqes zyrtare të Departamentit të Shtetit, Sali Berisha, bashkë me familjen e tij, vijon të mbetet Non-Grata, për korrupsion të nivelit të lartë. Në fakt, edhe këtë vizitë, Liri dhe Shkëlzen Berisha do ta ndjekin përmes valëve të syrit, në Tiranë.

Hera e fundit kur Sali Berisha ka shkelur në SHBA, ka qenë maji i vitit 2012, kur PD ishte ende në pushtet.

Falë mbështetjes së sinqertë të demokratëve dhe miliona dollarëve të paguara për kompani lobimi në Uashington, doktori ia doli më në fund të udhëtojë njëherë drejt SHBA-së. Dhe për ata që kapen me detaje, si puna e nongratas, përgjigjen ua dha që në shtator 2021, Lulzim Basha. Tani që kaloi oqeanin, edhe ai do ta kishte rikthyer në gjirin e Partisë Demokratike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!