Të shtëna me armë në një shkollë në Rusi, vriten 8 nxënës dhe një mësues

schedule10:00 - 11 Maj, 2021

schedule 10:00 - 11 Maj, 2021

Të paktën nëntë persona janë vrarë pas të shtënave me armë në një shkollë në Rusi. Ngjarja ka ndodhur në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit, të martën në mëngjes, ka raportuar agjencia e lajmeve e Moskës TASS, duke cituar një burim në shërbimet e urgjencës

Një zyrtar u tha gazetarëve se “nëntë persona janë vrarë, duke përfshirë tetë fëmijë dhe një mësues. 10 persona janë plagosur, dhe katër prej tyre janë shtruar në spital”.

Mediat ruse raportojnë se autori është një 17-vjeçar, i cili ndodhet ene brenda godinës së shkollës. Presidenti i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, mbërriti në vendin e ngjarjes, dhe ka komunikuar me oficerët jashtë shkollës.

Kazan, i vendosur rreth 800 km nga Moska, i njohur si “kryeqyteti i tretë i Rusisë”, është një qytet me mbi 1.2 milion dhe më i madhi në rajonin kryesisht mysliman të Tatarstanit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!