Në spitalin amerikan 3 hapet shërbimi i psikiatrit për fëmijë dhe adoleshentë

schedule15:38 - 10 Maj, 2021

schedule 15:38 - 10 Maj, 2021

Rreth 20% e fëmijëve dhe adoleshentëve sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë përjetojnë një çrregullim të shëndetit mendor.

Por sipas psikiatres për këtë grupmoshe në spitalin Amerikan 3 në Tiranë, Elona Dashi shumë prindër mohojnë shqetësimin dhe shmangin kontaktin me specialistin. Ndërkohë problemet mund të shfaqen që në fazat e zhvillimit të fëmijës.

“Prindërit apo edukatorët apo kujdestarët e fëmijëve duhet të jenë të kujdesshëm ndaj vonesave gjuhësore apo mosndërveprimi i fëmijëve me bashkëmoshatarët, ka të bëjë përgjithësisht me sjellje apo interesa që mund të duken të çuditshme e deri në ato shpërthimet emocionale që konsiderohen të papërshtatshme për moshën”, thotë ajo.

Me rritjen shqetësimet bëhen dhe më të dukshme.

“Me fillimin e shkollës duket sikur mbizotërojnë simptomat lidhur me hiperaktivitetin mungesën e përqendrimit apo vështirësi në procesin e të mësuarit. Adoleshenca nga ana tjetër është një periudhë kur kemi një simptomatikë më të shprehur , përgjithësisht mbizotëron ankthi, çrregullimet e humorit, të të ngrënit apo çrregullimet e gjumit dhe deri tek problemet e psikozës”, thotë ajo.

Në muajin e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor psikiatria në Spitalin Amerikan 3 Elona Dashi i bën thirrje prindërve të kërkojnë ndihmën e mjekut në rastin më të parë që vërejnë se diçka nuk shkon si duhet tek fëmija  i tyre.

“Spitali Amerikan padyshim ofron diagnozstikimin e hershëm, ndjekjen, identifikimin dhe trajtimet e nevojshme që kanë. Në raste të caktuara mund të kenë nevojë vetëm për një këshillim”, tha Dashi.

Neglizhenca, por dhe vonesa në diagnostikim thotë mjekja mund të rëndojë problemin dhe të dëmtojë cilësinë e jetës së të gjithë familjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!