Suad Sahiti shënoi golin që shpëtoi skuadrën e Sibenik matematikisht nga rënia prej kampionatit elitar të futbollit në Kroaci, por vlerësimin më të madh e ka marrë vëllai i tij.
Emiri, një nga futbollistët kryesorë të Sibenik këtë sezon, është vlerësuar maksimalisht për paraqitjen e bërë në ndeshjen e fituar kundër NK Istra.
Sahiti është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Kroaci, teksa Sofascore e vlerëson me notën 7,6.
Sulmuesi këtë sezon ka arritur të shënojë 7 gola dhe në verë Hajduk Split, që zotëron kartonin, pritet të vendosë për të ardhmen e tij. / abcnews.al