Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Miqtë tregojnë arsyet, merr fund lidhja mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës

schedule09:57 - 9 Maj, 2021

schedule 09:57 - 9 Maj, 2021

Eros Grezda dhe Oriola Marashi prej me shumë se një viti, kur lidhja e tyre u publikua në medie janë bërë një nga çiftet më të përfolur të Show-Bizz.

Herë pas here ata i bënin njëri-tjetrit dedikime e dukeshin shumë të lumtur, por ja që ditët e bukura së bashku kanë marrë fund dhe Oriola dhe Erosi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, që në vitin e shkuar ishte kurorëzuar në fejesë.

 



Sipas raportimeve, miqtë e dyshes së njohur kanë konfirmuar ndarjen e çiftit dhe kanë treguar edhe arsyet madhorë që çuan në këtë vendim. Prej kohësh ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë një pjesë të fotove.

Largësia mes tyre dhe keqkuptimet prej kësaj mësohet të kenë qenë arsyet që krisën marrëdhënien e tyre. Oriola aktualisht është e vendosur në Itali, ndërsa Erosi në Kroaci, ku angazhohet me klubin e Osijek. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!