Bora Muzhaqi, risia e listave të PS-së për zgjedhjet e 25 Prillit që u emërua të mërkurën në postin e zv/ ministres së Arsimit në një postim në rrjetet sociale është kthyer pas në kohë duke kujtuar shkollën fillore dhe falendëruar mësuesen e parë.
“Kjo eshte nje foto nga shkolla Naim Frasheri, ku une kam kryer filloren. Kjo eshte klasa ime shume e vecante, jo vetem nga nxenesit por mbi te gjitha per mesuesen qe kemi pasur.
Nese vini re kemi dy tabela te medha te mbushura plot ne mure, te dyja vendoseshin ne fillim te vitit e pastaj ne caktonim nje teme dhe gjithe klasa ndahej ne grupe per te punuar ne nje nga projektet, me pune dore, penela apo bojra te tjera.
Mesuesja jone Etleva na mesonte se nuk ishte e thene qe te ishim me te miret ne pikture, e rendesishme ishte puna ne grup, e mbi te gjitha qe ne te zhvillonim fantazine tone.
Gjithashtu ndonese na shihni me banka ne forme standarde, zakonisht mesonim ne grupe me tavolinat e bashkuara ne forme katrori me grupe 4-she e te gjithe benim projekte grupi.
E preferuara ime ka qene kur te gjithe zgjodhem nga nje perralle nga Hans Christian Andersen dhe e punuam me metoden e zgjedhur nga ne. Me kujtohet sa gjate punuam qe ta riprodhonim ne menyren tone e me fantazine tone.
Sa e lumtur jam qe kisha nje mesuese si Etleva qe na mesonte ne vitet 1997-2000 me metodat me te fundit Evropiane, ku thelbi i cdo klase ishte te zhvillonte mendimin kritik, llogjiken dhe fantazine tone.
Faleminderit @gracenietleva qe ndave kete foto me mua, dhe me riktheve kujtimet me te bukura te femijerise, ku mezi prisja te vija ne shkolle, dhe pushimet e veres dukeshin perhere shume te gjata.
Shume dashuri per mesuesit tanë” shkruan Muzhaqi./ Abcnews.al