Divorci i bujshëm mes Kanye West dhe Kim Kardashian ka qenë kryefjalë e mediave të huaja. Zyrtarisht u raportua për ndarjen në fillim të këtij viti megjithëse përflitej prej kohësh se gjërat mes tyre nuk po shkonin mirë dhe martesa ishte në krizë. Por ka shumë detaje që tregojnë se marrëdhënia e tyre mund të ketë përfunduar para tre vitesh.
Buzzfeed ka bërë një përmbledhje të këtyre ngjarjeve të hedhin dritë më shumë mbi divorcin e bujshëm. Gjatë një interviste për TMZ, reperi tha që besonte se “skllavëria ishte një zgjedhje”. Një muaj më vonë, Kanye zbuloi se komentet e tij jo vetëm që shkaktuan zemërim universal, por kishin ndikuar dhe në martesën e tij.
Kim konfirmoi se qau dhe u zu për një javë me burrin për këto komente dhe një episod i tërë nga KUWTK iu dedikua këtyre problemeve. Kjo shënoi një pikë kthese dhe theu iluzionin e Kimye si çifti perfekt i Hollywood-it. Gjatë Met Gala 2019 shpërtheu një tjetër debat pasi Kanye tha se fustani i Kim ishte shumë i hapur dhe se e kishte problem që ajo po ekspozonte trupin.
Fiksimi i tij ishte një pjesë themelore e raportit të tyre, pasi e përshkroi si vajzën e tij të ëndrrave dhe e krahasoi trupin e saj me artin. Qëndrimi fetar i reperit kishte krijuar diferenca mes tyre. Ndërsa Kanye fliste për seksualitetin dhe abortin, Kim pozonte nudo. Deklarata e tij se kishin menduar abortin e North-it ishte ajo që vulosi gjithçka.
Pasi mirëpritën fëmijën e tyre të katërt, ata u bënë gjithnjë e më të huaj. Kanye më pas bleu një fermë në Wyoming dhe u fokusua atje. Ata u izoluan veçmas gjatë pandemisë deri kur Kim bëri zyrtarisht kërkesë për divorc me 19 Shkurt. /abcnews.al