Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina përmbyset në rrugë, shpëton për mrekulli shoferja. Automjeti përplas këmbësorin në Tiranë

schedule22:20 - 7 Maj, 2021

schedule 22:20 - 7 Maj, 2021

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë. Një automjet është përmbysur në rrugë pasi drejtuesja e tij F. H., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin. Uniformat blu bëjnë me dije se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale pa probleme për drejtuesen e mjetit.

“Rreth orës 21:30, në Vorë, një automjet me drejtuese shtetasen F. H., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka probleme për drejtuesen e mjetit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. Një automjet ka përplasur një 65-vjeçar i cili është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 22:05, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mjeti me drejtues shtetasin E.M., 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale I. C., rreth moshës 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!