Një raketë kineze e cila prej ditësh ka dalë jashtë kontrollit pritet që gjatë kësaj jave të bjerë në tokë. Në fillim u raportua se raketa mund të binte në qendra të banuara. Zonat më të rrezikuara ishin, Azia, Afrika, Evropa e Jugut dhe Australia.
Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin ka sqaruar sot se raketa nuk do të shkaktojë dëme, pasi sapo të futet në atmosferë do të shkatërrohet, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al.
“Kjo lloj rakete ka një strukturë teknike speciale dhe pjesa më e madhe e komponentëve do të shkatërrohen dhe zhduken përpara se të hyjnë në atmosferë. Probabiliteti që të shkaktojë ndonjë dëm në aktivitetet ajrore apo në tokë është shumë i ulët”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Kinës.
Ushtria amerikane tha të mërkurën se raketa po gjurmohej nga Komanda Hapësinore e SHBA. Raketa e Long March 5B shpërtheu nga ishulli Hainan i Kinës në 29 prill.
Vendndodhja e rënies së raketës në atmosferën e Tokës ndërsa ajo bie nga hapësira “nuk mund të përcaktohet “, dhe rënia parashikohet të ndodhë rreth 8 majit, tha Komanda Hapësinore e SHBA.
Mbetjet ka të ngjarë të bien në ujërat ndërkombëtare, njoftoi Global Times të Kinës të mërkurën. Bazuar në orbitën e tij aktuale, gjurmët e mbetjeve ka të ngjarë të bien diku deri në veri si New York, Madrid ose Pekin dhe deri në jug si Kili Jugor dhe Wellington, Zelanda e Re, ose diku në mes, tha McDowell. g.v/abcnews.al