Sekretari amerikan i mbrojtjes ka thënë se ushtria e vendit të tij nuk ka asnjë plan për të rrëzuar mbetjet e raketës së madhe kineze që pritet që të zbresin në atmosferë këtë fundjaë.
Në një deklaratë për mediat sekretari Lloyd Austin, ka thënë se shpresa e tij ishte që raketa kineze do të binte në oqean dhe se vlerësimi i fundit ishte që ajo do të binte midis të shtunës dhe së dielës.
“Ne kemi aftësinë për të bërë shumë gjëra, por nuk kemi një plan për ta rrëzuar atë. Ne shpresojmë që do të bie në një vend ku nuk do ta dëmtojë askënd. Shpresojmë në oqean, apo në ndonjë vend të ngjashëm”, ka thënë ai.
Raketa ishte përgjegjëse për dërgimin e Tianhe, blloku i parë ndërtues i stacionit të ardhshëm hapësinor të Kinës, në orbitë javën e kaluar. Tianhe u nis nga Qendra Hapësinore Ëenchang në Hainan, Kinë në 5 mars, raketa transportuese më e madhe e Kinës, të enjten 29 prill. e.su./abcnews.al