Ardit Gjebrea ka vendosur se kë do të ketë në krah në prezantimin e spektaklit të “Këngës Magjike”. Moderatori ka zbuluar se do të bashkëprezantojë me Marsela Çibukajn. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan: “GËZUAR! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021. @marselacibukaj mbi të gjitha – Artiste!”
Më pas, ka qenë dhe këngëtarja e cila ka reaguar menjëherë duke shprehur mirënjohjen dhe duke e cilësuar moderimin si një ëndërr të bërë realitet. “Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo ‘Kënga Magjike 2021’ për mua”, shkruan ajo.
View this post on Instagram
Kujtojmë që pak muaj më parë, Marsela drejtoi për një ditë emisionin “E diela shqiptare” duke zëvendësuar Arditin pasi ishte infektuar me koronavirus. /abcnews.al