“BE deri më tani ka shpërndarë 200 milion doza vaksinash për qytetarët evropianë.”
Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Layen, e cila foli për një fushatë të suksesshme, duke iu përgjigjur akuzave dhe kritikave për oligarkinë në lidhjen e marrëveshjeve.
“200 milion doza të shpërndara në BE mbulojnë më shumë se gjysmën e të rriturve për t’u vaksinuar me një dozë të vetme ,” tha Von der Leyen në një video të postuar në Twitter.
200 million doses of vaccines delivered to Europeans so far.
And another 200 million doses delivered to the rest of the world.Openness and fairness are Europe’s trademark.
We are the pharmacy of the world. And we take pride in this. pic.twitter.com/cP5J5AWx6Z
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 6, 2021
“30 evropianë vaksinohen çdo sekond,” shtoi ajo. Von der Leyen theksoi se BE është eksportuesi kryesor në botë i vaksinave , ndërsa, siç vuri në dukje ajo të tjerët e mbajnë prodhimin për vete.
” Eksportet nga Evropa shkojnë në më shumë se 90 vende “, nënvizoi Presidentja e KE. g.v/abcnews.al