Pazari i vjetër edhe te “Selvia”, vlera e shtëpisë së luleve

schedule19:01 - 6 Maj, 2021

schedule 19:01 - 6 Maj, 2021

Nga Leontina Nika

Në pronën e shtëpisë së Begejve, shtëpie e cila u kthye nga shtëpi lulesh në shtëpi  policësh. Pronari Xhim  Begeja rrëfeu përmes një reportazhi  në ABC, detaje të kësaj  shtëpie ndërtuar në vitin 1928, e arkitekturës  italiane, me instalimin e diktaturës kjo shtëpi  u shndërrua në hetuesi dhe vend torturash për shumë qytetarë të Tiranës.

Xhim  Begeja thote se pas reportazhit në ABC mori shkas ideja e banorëve autoktone të lagjes së Selvisë në Tiranë  për të zhvilluar  zonën në bazë  të vlerave të trashëgimnise kulturore , zonë e cila  vazhdon me  Pazarin e Ri drejt zones së Selvisë (Rruga e Saraçve – Rruga e Dibrës – Poliklinika Qendrore – Rruga Qemal Stafa).

 “Familjet tona kërkojnë që jo vetëm do të zhvillohet dhe duhet të mbrojmë vlerat e qytetit tonë duke mbrojtur me dinjitet monumentet, por duke na vlerësuar djersën e të parëve”.

Qëllimi kryesor i këtyre banorëve është ndërtimi i pazarit te vjetër në mes të Tiranës. “Nga Pazari i ri është kthimi i modelit të Pazarit të vjetër”.  

Në  fazën e parë  të konkursit  për  zhvillimin e kësaj zone, duke ruajtur edhe vlerat e trashëgimisë morën pjesë  5 universitete me emer ne Europe si dhe 10 studio arkitekture , si edhe nje grup i Bashkisë së Tiranës.  Në fund të këtij viti nga 3 projektet finaliste do përzgjidhet edhe projekti fitues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!