1 në 4 fëmijë është alergjik në Shqipëri, mjekia: Ushqimet duhet të hiqen vetëm nëse shkaktojnë simptoma

schedule15:38 - 6 Maj, 2021

schedule 15:38 - 6 Maj, 2021

Një në 4 fëmijë vuan nga alergjitë në vendin tonë.

Mjekja alergologe Eris Mësonjësi thotë për ABC se përhapje më të madhe kanë alergjitë kronike. Nga 2 për qind tashmë rezulton se të prekur janë 5 për qind e fëmijëve. Shtimi i rasteve është evidentuar nga rritja e numrit të testeve.

“Prevalenca e sëmundjeve alergjikë ndër vite ka ardhur duke u rritur. Rrufa alergjike ka qenë tek 2% dhe ka shkruar te 5-7%. Kurse i astmës nga 2 ka shkuar në 5%.”

Një tjetër shqetësim mbetet edhe numri në rritje i fëmijëve që shfaqin alergji ushqimore. Por sipas mjekes jo gjithmonë duhet të hiqet ushqimi nga dieta e fëmijës.

“Nga testet e bëra në Tiranë rezultoi se një në katër fëmijë ishte me teste alergjike pozitive.”

Veza dhe qumështi janë ushqimet të cilat i shkaktojnë më tepër alergji fëmijëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!