Askush të mos ëndërrojë të braktisë familjen dhe të shkojë të jetojë me një partner të ri se pse e dashuron. Për gjykatën italiane një dashuri e re nuk justifikon asgjë dhe për të braktisur familjen pa pasoja, duhet t’i shkruash gjykatësit të paktën, duke shpjeguar se bashkëjetesa me bashkëshorten apo bashkëshortin përkatës, është e padurueshme për shkak të reagimit nga rrëfimi se ka një dashuri të re në horizont.
Pra të braktisësh bashkëshortin apo bashkëshorten duke thënë se më në fund keni gjetur dashurinë e jetës, përbën shkelje të detyrimit për bashkëjetesën mes bashkëshortëve.
Rasti ka përfunduar në qendër të vëmendjes pasi gjykata pranoi kërkesën e një gruaje që ishte braktisur nga i shoqi një mëngjes maji në 2010-ën, i cili i tha se ishte dashuruar me një grua tjetër.
Gjykatësit kishin vendosur kujdestarinë e përbashkët për dy fëmijët dhe një pagesë prej 1200 eurosh për fëmijët dhe 700 euro për ish gruan, çdo muaj. Por nuk e kishin cilësuar fajtor për braktisjen e familjes.
Por tashmë gjykata kushtetuese del kundër vendimit të 11 viteve më parë duke e cilësuar të gabuar dhe të mbështetur në supozim, pasi burri nuk kishte vërtetuar ekzistencën materiale të një bashkëjetese të re por thjesht kishte shprehur një ndjesi.
Tashmë, të paktën në Firence ku ka ndodhur ngjarja, asnjë gjykatës nuk do të mjaftohet me fjalën “ndjenjë” për të dhënë divorcin./abcnews.al