CIES Football Observatory ka publikuar vlerësimet për shumë futbollistë anembanë botës, referuar vlerësimit që bën InstaSport. Duke marrë në konsideratë lojtarët që kanë zhvilluar më shumë se 1000 minuta, më të vlerësuar janë Messi, Neymar dhe Leëandoëski.
Në konsideratë merren shumë aspekte, duke nisur me golat, asistet, topa e rikuperuar, pasimet e sakte, sulmet e nisura, aksionet e ndërprera dhe ku janë kryer. InstatSport, referuar shumë faktorëve, bën edhe një vlerësim me Index.
Një të tillë e ka bërë edhe për futbollistët në Hungari dhe dy shqiptarë janë mes 10 më të vlerësuarve. Njëri është Myrto Uzuni, autor i 12 golave me fanellën e Ferencvaros, kampion në Hungari në sezonin e parë.
Aissa Laidouni, Igor Kharatin dhe Marcel Heister janë të parët, të tre shokë skuadre të Uzunit, i cili mban vendin e pestë, me Index vlerësimi 269. Shqiptari tjetër në “top10” është mbrojtësi Visar Musliu, i cili është pjesë e Feverhar dhe përfaqëson Maqedoninë e Veriut.
Më parë 26-vjeçari nga Gostivari ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, që e shiti në Hungari për shumën e 400 mijë eurove. Në verë ai pritet të jetë në EURO 2020 me Maqedoninë e Veriut, pasi është një nga titullarët kryesorë. /abcnews.al