Kanadaja ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët mbi 12 vjeç duke u bërë kështu vendi i parë që je “Ok” për të injektuar dozat për këtë grupmoshë.
Autoritetet kanadeze arritën në përfundimin se vaksina ishte “e sigurt dhe efektive” për parandalimin e Covid-19 tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç pasi kryen një “ekzaminim rigoroz”, tha ministria.
Kanadaja fillimisht e kishte aprovuar vaksinën për 16 vjeç e lart. Kryeministri i Kanadasë Justin Trindade u bëri thirrje njerëzve që të jenë pak më të durueshëm pasi fushata e vaksinimit “prodhon rezultate” kundër përhapjes së virusit.
“Ne jemi në një situatë ku të gjithë janë të rraskapitur, por jemi në një valë të tretë, e cila është jashtëzakonisht serioze” tha ai./ Abcnews.al