Komisioni i Ekonomisë diskuton të ardhurat në projektbuxhetin e vitit 2018

schedule17:31 - 7 Nëntor, 2017

schedule 17:31 - 7 Nëntor, 2017

Krahas rritjes ekonomike, qeveria pret të rrisë edhe të ardhurat në buxhet vitin e ardhshëm, por opozita ka theksuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se mbledhja e të ardhurave është në pikpyetje për sa kohë ka para kriminale e informale në qarkullim.
Ndryshimi i taksave në mënyrë të vazhdueshme ka rritur evazionin fiscal, sipas opozitës. Në Komisionin e Ekonomisë, Jorida Tabaku theksoi se përtej optimizmit qeveria do të ketë të vështirë të sigurojë të ardhurat e planifikuara.
Shqetësimet se ekonomia është deformuar nga paratë e drogës u ritheksua në Komisionin e Ekonomisë, ndonëse ministri i Financave theksoi se fenomeni është zhdukur.
Vitin e ardhshëm, të ardhurat në buxhet pritet ta kalojnë një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto, duke iu afruar kështu niveleve në rajon./abcnews.al

 

https://youtu.be/vtulpnqi_w4