Një person është qëlluar dhe është plagosur me armë zjarri nga agjentët e FBI-së, pasi u përpoq të hynte në selinë e CIA-s në Uashington.
Lajmi u konfirmua nga policia federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Personi, ende i paidentifikuar, nuk arriti të kalonte as gardhin e parë të agjencisë amerikane e cila ndodhet në mes të një pylli. Personeli i sigurisë u përpoq për disa orë të negociojë me ‘të për ta bindur të dorëzohet. Por ai doli nga automjeti i tij me një armë dhe u kap nga forcat e rendit.
FBI konfirmoi me anë të një deklarate për media se ai u plagos dhe u shoqërua në spital. Në deklaratë shtohet se kompleksi mbetet i sigurt dhe agjentët e sigurisë së agjencisë janë të vetmit që janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë./abcnews.al

