Grabitën 55-vjeçarin në mes të Tiranës, pamjet ku u panë për herë të fundit dy autorët

schedule10:50 - 4 Maj, 2021

schedule 10:50 - 4 Maj, 2021

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 55-vjeçari i janë marër me forcë një shumë e konsiderueshme parash.

Sipas policisë grabitja ka ndodhur rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, ku 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Qani Zili, 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

ABC sjellë pamjet nga vendi ku autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motorin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica duke humbur gjurmët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!