4 të arrestuar për dhunën ndaj shqiptarëve në Serbi

schedule11:59 - 9 Tetor, 2018

schedule 11:59 - 9 Tetor, 2018

Policia serbe ka vënë në pranga katër persona të dyshuar, si autorë të sulmit ndaj dy shqiptarëve në qytetin serb të Novi Sad, mbrëmjen e së shtunës. Lajmi është konfirmuar dhe nga ministri serb i Brendshëm Stefanoviç. Ky i fundit deklaroi se sulmi nuk ka ndodhur për asrye etnike. 

Policia serbe ka arrestuar katër persona që sulmuan dy të rinjë nga Kosova në qytetin e Novi Sadit. Policia ka identifikuar të dyshuarit pas një hetimi dhe thuhet se incidenti nuk ka qenë në baza etknike, pavarësisht se thuhej se ata u sulmuan për shkak se po flisnin shqip në njerën prej rrugëve të këtij qyteti. Njëri nga viktimat është liruar nga spitali, kurse sipas mjekëve, tjetri ka kaluar gjendjen e rëndë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nebojsha Stefanoviç, ministër i Brendshëm, Serbi:Nga bisedat me të dyshuarit dhe me njërin prej të dëmtuarve mendohet se nuk ka qenë në baza etnike, por ne jemi duke hetuar që të kemi të vërtetën e plotë”.

Ky rast alarmoi politikën serbe e cila u angazhua për të dënuar aktin e sulmit. Përveç presidentit, Aleksandër Vuçiç, rastin e dënuan edhe kryebashkiaku i Novi Sadit dhe përfaqësuesi i qeverisë së Vojvodinës.

Zoran Gojkoviç, sekretar për Shëndetësinë, qeveria e Vojvodinës: “Pacienti është në gjendje më të mirë dhe nuk është në rrezik për jetën. E dënojmë këtë akt në mënyrën më të ashpër, e sidomos nëse rastet e tilla janë në baza etnike apo fetare”.

Novi Sadi, qyteti ku u sulmuan shqiptarët, do të jetë qyteti i kulturës evropiane në vitin 2021, një titull që ndahet nga Bashkimi Evropian për të promovuar diversitetin dhe vlerat kulturore për një vit të tërë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!